Misioni dhe Objektivat

Misioni ynë është i vetëm:

Bashkimi Kombëtar

– jo si ëndërr, por si proces i strukturuar dhe i realizueshëm.

Ne nuk presim që politika të veprojë. Ne analizojmë, hartojmë skenarë dhe krijojmë alternativa aty ku të tjerët ofrojnë vetëm retorikë.

Puna jonë nuk është të bindim – por të ofrojmë rrugë të qarta drejt qëllimit. Ajo që sot duket e pamundur, nesër duhet të jetë e diskutueshme. Pasnesër – e realizuar.

Objektivat tona strategjike:

Bashkimi Kombëtar

– Jo deklarata, por struktura funksionale mes Shqipërisë dhe Kosovës: mbrojtje, ekonomi, politikë e jashtme.

Sovraniteti Ekonomik

– Kontroll mbi burimet strategjike, jo varësi nga importet dhe investimet e huaja pa kriter.

Siguria dhe Mbrojtja

– Kapacitete që garantojnë mbrojtjen e interesave tona në një rajon të paqëndrueshëm.

Arsimi dhe Identiteti

– Formimi i brezave që e dinë kush janë dhe çfarë duan.

Shteti i Drejtë

– Institucione që mbrojnë interesin publik dhe ndëshkojnë korrupsionin.

Lëvizja është një rrjet profesionistësh shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Ne punojmë për një të ardhme ku shqiptarët nuk janë objekt i zhvillimeve rajonale, por subjekt aktiv i tyre.