Bëhu Anëtar

Bashkëpunim strategjik

Anëtarët e rrjetit tonë përbëjnë bërthamën e ekspertizës së Lëvizjes. Ata janë profesionistë të afirmuar në fusha të ndryshme, që kontribuojnë në hartimin e analizave, projekteve strategjike dhe propozimeve për politika publike.

Ne kërkojmë individë me përvojë dhe ndikim në fushat e tyre – biznes, financa, akademi, administratë publike, media – që janë të përkushtuar të kontribuojnë në forcimin afatgjatë të kombit shqiptar.

Profili i anëtarëve tanë

Anëtarët e Lëvizjes janë:

  • Profesionistë me ekspertizë të dëshmuar në fusha strategjike
  • Individë me përvojë në politikëbërje, administratë publike apo sektorin privat
  • Akademikë dhe studiues të interesuar për çështjet kombëtare
  • Ish-funksionarë të lartë me njohuri të thella institucionale
  • Investitorë dhe sipërmarrës që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik

Ata ndajnë një angazhim të përbashkët: të punojnë në heshtje, me profesionalizëm dhe përkushtim afatgjatë, për një Shqipëri dhe Kosovë më të fortë.

Procesi i bashkëpunimit

Bashkëpunimi ynë ndërtohet gradualisht, përmes katër fazave:

Faza 1: Shprehje interesi
Plotësoni formularin e thjeshtuar më poshtë. Na duhet vetëm një pasqyrë e shkurtër e ekspertizës suaj dhe motivimit për t’u bashkuar. Në këtë fazë nuk kërkohen dokumente personale.

Faza 2: Takim fillestar
Nëse ka përputhje me nevojat dhe drejtimin tonë, organizojmë një takim (fizik ose online) për të njohur njëri-tjetrin dhe për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit.

Faza 3: Njohje e ndërsjellë
Bashkëpunimi fillon me projekte konkrete, të kufizuara në fushën e ekspertizës suaj. Kjo fazë shërben që të dy palët të vlerësojnë seriozitetin dhe përputhshmërinë e punës.

Faza 4: Integrim në rrjet
Pas një periudhe bashkëpunimi të suksesshëm, anëtarët e rinj ftohen të marrin pjesë në grupet tona tematike dhe takimet strategjike.

Formulari i shprehjes së interesit

Të dhëna personale


Emri i plotë______________________Email-i______________________Numri i telefonit______________________

Ekspertiza


Fusha kryesore e ekspertizës______________________Pozita aktuale / profesioni______________________Eksperienca profesionale (vite)______________________

Motivimi
Pse dëshironi të bashkëpunoni me Lëvizjen? Çfarë mendoni se mund të kontribuoni?

Angazhimi i mëparshëm (opsional)


A keni qenë i përfshirë më parë në çështje kombëtare?☐ Po ☐ JoNëse po, përshkruani shkurt______________________

Anëtarësi politike (opsional)


A jeni anëtar i ndonjë partie politike?☐ Po ☐ JoNëse po, cila______________________

Konfidencialiteti

☐ Konfirmoj se do të ruaj konfidencialitetin e informacioneve që do të marr gjatë bashkëbisedimeve me Lëvizjen.

[Kopjoni përmbajtjen e formularit në një email, plotësojeni dhe, pasi ta keni përfunduar, dërgojeni në info@levizja.al]

Pas dërgimit të formularit

Ne do të shqyrtojmë çdo shprehje interesi brenda 2-3 javësh. Nëse vlerësojmë se ka përputhje me drejtimin tonë, do t’ju kontaktojmë për të caktuar një takim fillestar.

Për shkak të numrit të aplikimeve, nuk është e mundur të përgjigjemi për secilin rast individualisht. Nëse nuk keni lajm brenda një muaji, ju lutem konsiderojeni se për momentin nuk ka përputhje.


Dokumentet për fazën e dytë

Pasi të kemi zhvilluar takimin fillestar dhe të kemi vlerësuar se ka përputhje për të vazhduar bashkëpunimin, do t’ju kërkojmë të plotësoni dokumentacionin më të detajuar. Ky hap na ndihmon të njohim më mirë njëri-tjetrin dhe të sigurojmë që të gjithë anëtarët e rrjetit tonë të jenë në linjë me vlerat dhe standardet tona të punës.

Dokumentet përfshijnë:

  • Formulari i plotë i anëtarësimit – me të dhëna më të detajuara profesionale
  • Kodi i Sjelljes – ku përcaktohen parimet dhe standardet tona etike

Këto dokumente i dërgojmë vetëm pas fazës së parë të njohjes, për të respektuar kohën dhe privatësinë e të gjithë të interesuarve.


Formulari i Anëtarësimit

Shkarkoni dhe plotësoni formularin e anëtarësimit për të filluar procesin tuaj të aplikimit:

Formulari i Anëtarësimit


Kodi i Sjelljes

Lexoni dhe kuptoni Kodin e Sjelljes përpara se të plotësoni aplikimin. Të gjithë anëtarët duhet ta respektojnë dhe ta ndjekin këtë kod gjatë gjithë angazhimit të tyre në Lëvizja Rinore.

Kodi i Sjelljes