Lëvizja

Sot, më 17 Shkurt – liri e plotë apo liri e cunguar?

Sot, më 17 Shkurt – liri e plotë apo liri e cunguar?

Kosova është e lirë, por jo e bashkuar.
UÇK-ja na dha pavarësinë – por politika na la me vëllezër ende nën okupim.

Derisa Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë në robëri – ne nuk jemi të lirë.
Derisa shqiptarët në Luginë nuk kanë të drejta – pavarësia jonë është gjysmë.
Derisa Trepça shfrytëzohet nga të tjerët – pasuria jonë grabitet.
Derisa pakica serbe ka veto në Kuvend – vendimet në Prishtinë i merr Beogradi.

🇦🇱 Ne nuk jemi vetëm Kosovë. Ne jemi një komb i ndarë padrejtësisht.

Sot nderojmë dëshmorët.
Por ata nuk vdiqën për kufij – ata vdiqën për Shqipërinë Etnike.
Le ta quajnë ekstremizëm – ne e quajmë e vërtetë.

Flamuri ynë njeh vetëm një tokë:
nga Presheva në Prekaz, nga Konispoli në Tivar.

🎙️ Kosova ishte hapi i parë.
Bashkimi Kombëtar është i pashmangshëm.

Gëzuar 17 Shkurti, o gjysma jonë e lirë! ❤️🖤

#Kosova #17Shkurt #Pavarësia #BashkimKombëtar #Presheva LevizjaRinore

Më shumë publikime