Lëvizja

Prej kohësh kemi ngritur një çështje të thjeshtë: Kosova nuk mund ta trajtojë sigurinë kufitare, kontrabandën, armët ile…

Prej kohësh kemi ngritur një çështje të thjeshtë: Kosova nuk mund ta trajtojë sigurinë kufitare, kontrabandën, armët ilegale dhe reagimin në krizë si tema të përkohshme.

Ato kërkojnë kapacitet të qëndrueshëm shtetëror.

Dikush mund ta ketë quajtur Gardë Kombëtare. Dikush Gardë Vullnetare. Sot po flitet për Xhandarmëri. Emri është dytësor. E rëndësishme është që shteti më në fund po e vendos këtë çështje në rrugë institucionale.

E përshëndesim këtë hap.

Kosova ka hyrë në një fazë ku nuk mjafton më të kërkojë siguri vetëm nga partnerët. Duhet të tregojë se është e aftë të marrë përgjegjësi vetë, me institucione profesionale, me standarde perëndimore.

Kjo nuk është largim nga NATO-ja apo KFOR-i. Përkundrazi: është pjekuri shtetërore. Aleatët respektohen më së miri kur nuk u lihet përgjithmonë barra që duhet ta mbajë vetë Republika.

Xhandarmëria duhet të jetë një instrument i rendit, kufirit dhe sigurisë funksionale — jo temë frike, jo temë propagande, jo temë partiake.

Sepse në fund pyetja është shumë konkrete:

A do të vazhdojë Kosova të presë që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet e saj të sigurisë, apo do të ndërtojë më në fund kapacitetin e vet?

Ne mendojmë se koha për këtë hap ka ardhur.

Kosova nuk kërkon konflikt.
Kosova kërkon kapacitet.

#Kosova #Xhandarmëria #SiguriKombëtare #Sovranitet #PoliciaeKosovës KFOR NATO LevizjaRinore Bashkangjitu

Më shumë publikime