1. Riorientimi strategjik dhe pasojat
Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë. Diskutimi për reduktimin e 590 trupave amerikane në KFOR është pjesë e këtij riorientimi. Siç theksohet nga analistë ushtarakë amerikanë, çdo ndryshim krijon pasiguri, ndërsa aleatët evropianë duhet të marrin më shumë përgjegjësi.
Në Kosovë aktualisht janë 4.767 trupa nga 33 vende. Italia 907, SHBA 590, Hungaria 408, Turqia 382, Gjermania 308, Shqipëria 256. Shqipëria renditet e gjashta.
Nëse kontingjenti amerikan reduktohet, ekuilibri operacional ndryshon. Stabiliteti në veri dhe besueshmëria e misionit varen nga aftësia e aleatëve evropianë për të kompensuar boshllëkun. Pyetja nuk është nëse pesha do të zhvendoset, por tek kush.
2. Përfundimet që dalin nga situata
Nga ky realitet rrjedhin disa domosdoshmëri:
E para: Shqipëria duhet të rrisë kontingjentin e saj në KFOR. Jo sepse e kërkojmë ne, por sepse vakuumi që krijohet nuk do të mbetet bosh. Nga 256 në të paktën 600 trupa – ky është minimumi për të ruajtur peshën tonë rajonale.
E dyta: Kapacitetet që SHBA lë pas – pajisjet, ekspertiza, zinxhirët logjistikë – duhet të qëndrojnë në duart e një aleati. Nëse ato nuk mund t’i kalojnë Kosovës, rruga e vetme logjike është Shqipëria. Çdo alternativë tjetër do të thotë zhvendosje e aseteve jashtë rajonit ose në duart e vendeve pa interes të drejtpërdrejtë.
E treta: Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri–Kosovë nuk është luks – është mekanizmi i vetëm për të siguruar që forcat tona të flasin të njëjtën gjuhë kur situata e kërkon. Stërvitje të përbashkëta, standardizim, interoperabilitet – kjo nuk është politikë, është domosdoshmëri operacionale.
E katërta: Modernizimi afatgjatë i mbrojtjes – shërbimi i detyrueshëm, Garda Kombëtare, industria vendase e dronëve, mbrojtja kufitare – nuk janë projekte ambicioze. Janë përgjigje strukturore ndaj një realiteti ku mbështetja e jashtme nuk është më e garantuar.
(Pjesa tjeter është tek komentet)

